PËRSHËNDETJA NGA THEMELUESI

Përshëndetje,

Ky është uebsajti zyrtar i shoqërisë Gjoka Konstruksion.  
Fillimisht, lejomeni t’ju falenderoj për besimin tuaj në projektet tona.
Rrugëtimi ynë nisi 25 vite më parë – pikërisht në vitin 1994. Sot renditemi një ndër tre kompanitë e ndërtimit më të mëdha në Shqipëri. Ne mbetemi të fokusuar në objektivat afatgjatë duke synuar të vazhdojmë të punojmë fort me profesionalizëm.
Në themel të kompanisë sonë është një angazhim dhe përqëndrim i madh për të zbatuar çdo projekt konform standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare mbi shëndetin, sigurinë dhe mjedisin. Jemi në një proces përmirësimi të vazhdueshem, duke investuar në rritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe teknike të punonjësve, si dhe reduktimit të kostove nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja. 

Aftësitë dhe ekspertiza teknike e fituar gjatë këtyre 25-së viteve eksperiencë na bëjnë të jemi ambicioz për të synuar tregje të reja në Europë.

Gjoka Konstruksion sh.a ka një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha institucionet shqiptare, partnerë brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe klientët të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në realizimin në kohë dhe me cilësi maksimale të projekteve tona.
Mbetemi të angazhuar të shkojmë përtej pritshmërive të klientëve tanë, duke mobilizuar veprimet dhe aplikuar ekspertizën tonë, për të zbatuar çdo projekt me cilësi të lartë dhe brenda afateve.

Z.RROK GJOKA
President

VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni ynë është të jemi kompania kryesore e ndërtimit e njohur për metodën e saj të punës, teknologjisë dhe kompetencat e burimeve njerëzore.

Shumë punë dhe përqëndrim, kjo është filozofia e Gjoka Konstruksion sh.a, e cila nuk ka ndryshuar për më shumë se dy dekada.

VLERAT

Përsosmëria: Ne vazhdimisht përtërijmë dhe përdorim teknologji të avancuar.
Punanëgrup: Ne këmbëngulim në respektin e ndërsjelltë, bashkëpunimin si dhe inkurajojmë arritjen e potencialit të secilit individ.
Integriteti: Ne veprojmë me ndershmëri dhe drejtësi.
Angazhimi: Ne jemi plotësisht të përkushtuar pë rtë zbatuar projektet me përsosmëri.
Qëndrueshmëria: Ne jemi të përkushtuar në shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, shoqërisë dhe mjedisit.

HistorIa jonë

Gjoka Konstruksion sh.a është themeluar në vitin 1994, në qytetin e Pukës, Shqipëri nga përfaqësuesi ligjor Z. Rrok Gjoka. Kompania është regjistruar dhe e specializuar për projekte të inxhinierisë civile dhe infrastrukturës. Kemi filluar me projektet e vogla, por me një rritje konstante dhe të suksesshme, duke vazhduar aktivitetet tona me projekte më të mëdha dhe më të gjera.
Që nga viti 1998, kur zyra qendrore u zhvendos në Tiranë, kompania vendosi kantierin e ndërtimit në Kodër Kamëz. Që atëherë, kompania ka përfunduar projekte të ndryshme duke përfshirë ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë, ndërtimin e banesave të banimit dhe shërbimit, pjesëmarrjen në ndërtimet e aeroportit, etj.
Gjatë viteve 2002-2015, Gjoka Konstruksion sh.a ka pësuar një rritje të shpejtë në aspektin e kapaciteteve të ndërtimit. Kompania ka zgjeruar forcën punëtore, mjetet teknologjike dhe të transportit, nëpërmjet të cilëve ne kemi arritur të kryejmë një sasi të madhe të transportit gjatë ekzekutimit të shumë projekteve.
Qëllimi kryesor i çdo projekti që na është besuar është të dorëzojmë një projekt përfundimtar i cili i tejkalon pritshmëritë. Ne mbikëqyrim tërë procesin. Ne ofrojmë projekte të gatshme që nga dizajni, planet arkitekturore dhe lejet e ndertimit deri tek projekti i plotë dhe inspektimi përfundimtar të kërkuara nga insitucionet shtetërore. Kompania është mbi 25 vjet në industrinë e ndërtimit dhe aktualisht ka të punësuar mbi 450 punonjës.
Ndërtimi në ditët e sotme është më sfidues se më parë. Prandaj ne fokusohemi kryesisht në ofrimin e zgjidhjeve që do të sjellin projektin e klientëve tanë një hap më lart, në terma të performancës, produktivitetit dhe sigurisë.

CILëSIA:

Gjoka Konstruksion sh.a ndjek adoptimin e standardeve ndërkombëtare.
Certifikatat e sistemit të menaxhimit të cilësisë përfaqësojnë konfirmimin zyrtar të një përformancë të lartë dhe njëkohësisht dëshmojnë përkushtimin tonë për përmirësim të vazhdueshëm.

Klientët