Karriera

Keni një pasion të veçantë për ndërtimin?

Jeni të talentuar, kreativ dhe të dedikur?

Gjoka Konstruksion Ju fton të bëheni pjesë e strukturës duke kontribuar në arritjen e objektivave strategjikë të shoqërisë sonë.

Performanca jonë e lartë gjatë këtyre 25-së viteve i dedikohet asetit tonë kryesor, kapitalit njerëzor, i cili është çelësi universal që hap portat e suksesit në të ardhmen. Aktualisht Gjoka Konstruksion ka një staf profesionistësh prej 450 veta, si inxhinier ndërtimi, inxhinier gjeodet, inxhinier hidroteknok, topografë, me një eksperiencë dhe ekspertizë shumëvjeçare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne udhëhiqemi nga filozofia e barazisë në shanseve dhe mundësi, gjatë fazës së rekrutimit të talenteve të reja. Luftojmë të gjitha format e diskriminimit në vendin e punës duke zbatuar kushte punësimi të cilat promovojnë vlerësimin e diversitetit dhe respektit e ndërsjelltë.

Gjithashtu, inkurajojme lëvizjen profesionale për t’i ofruar çdo punonjësi një rrugë karriere që i përgjigjet aspiratave të tij / saj, si dhe investojmë në aftësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve, duke ndikuar në arritjen e potencialeve më të larta personale dhe profesionale.

Është politikë e jonë të kërkojmë dhe të punësojmë personelin më të kualifikuar në të gjitha pozicionet. Përtej aftësive ne jemi duke kërkuar mbi të gjitha për cilësitë personale, të cilat do të jenë një vlerë e shtuar për të gjithë ne.

Aplikim për punë