Tymi lejla që shpërtheu në tunelin T5, pranë qytetit të Klosit, shënoi nisjen e punimeve në rrugën e Arbrit. Që sot Rruga e Arbrit kthehet në kantierin e ndërtimit publik më të madh në Shqipëri.

“Ky investim i shumëpritur nuk është vetëm një rrugë historike, por është një rrugë kombëtare strategjike dhe gjithëpërfshirëse, që do të sjellë të gjithë qarkun e Dibrës më afër arterieve të tjera të vendit”, tha drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës znj. Olta Xhaçka.

Gjithashtu, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjiknuri nënvizoi se Rruga e Arbrit është projekti më i madh i infrastrukturës që për herë të parë do të realizohet nga një kompani shqiptare.

Ceremonia e hapjes u përshëndet edhe nga z. Rrok Gjoka, President i Gjoka Konstruksion,
i cili falënderoi qeverinë shqiptare për besimin, BKT-në për financimin e projektit dhe të gjithë banorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
“Projekti është i vështirë dhe përgjegjësia është e madhe, por ne do të bëjmë më të mirën.
Shpresojmë se do të përfundojmë këtë projekt brenda 3 vjetësh”, tha z. Gjoka.
Z. Gjoka solli në vëmendjen e pjesëmarrësve volumin e dyfishtë të punimeve dhe kostot e reduktuara të projektit aktual, krahasuar me projektin e prezantuar nga konkurrentët e tjerë. Gjithashtu, projekti është absulutisht i përmirësuar, duke shkuar nga standardi më i ulët C3, në standardin më të lartë C2.

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit theksoi se që nga sot Dibra do të jetë plot jetë dhe zhvillim.