Tymi lejla që shpërtheu me datë 17 qershor 2018, në një tunel në Klos shënoi nisjen e punimeve në rrugën e Arbrit. Rruga e Arbrit që sot kthehet në kantierin e ndërtimit publik më të madh në Shqipëri.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve Kryeministri Edi Rama theksoj se Dibra nga sot do të jetë plot zhvillim dhe jetë, dhe të gjithë Dibranët do të vijnë nga Tirana për 25 minuta.

Ceremonia e hapjes së punimeve u përshëndet edhe nga Z. Rrok Gjoka, Presidenti i Gjoka Konstruksion, i cili falenderoj Qeverinë Shqiptare për besimin, Bankën Kombëtare Tregtare për financimin, si dhe banorët e zonës për bashkëpunimin.

“Projekti është i vështirë dhe përgjegjësia është e madhe por ne i kemi marr masat. Premtoi se do të përfundoj rrugën e Arbrit brenda 3 viteve”, u shpreh Z. Gjoka.