Sot, më 2 shkurt 2018 në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u krye firmosja e kontratës së koncesionit me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” ndërmjet z. Rrok Gjoka, President i Konstruksionit të Gjokës dhe z. Gentian Keri Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Kostoja totale e rrugës vlerësohet 240 milionë euro.

Gjoka Konstruksion do të ndërmarrë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës brenda 44 muajve, ndërsa Qeveria Shqiptare do të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.

“Falënderoj qeverinë dhe ministrin për besimin ndaj nesh. Më në fund duket që qeveria ka filluar të besojë tek kompanitë shqiptare. Unë premtoj se nuk do t’ju zhgënjej dhe ne do t’a përfundojmë rrugën me cilësi dhe në kohë”, u shpreh z. Gjoka.