NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë:Shoqëria “Gjoka Konstruksion”sh.a është kompani ndërtimi e fokusuar në infrastrukturë rrugore, ndërtim hidrocentralesh, ndërtim tunelesh, ndërtim urash, rezidenca banimi, prodhim asfalti, prodhim betoni dhe shërbime.
Filozofia e punës tonë bazohet në zbatimin e çdo projekti me cilësinë maksimale në dizajn dhe në ndërtim.
Pozicioni: Ekonomist/e
Departamenti: Departamenti i Financës
Shoqëria “Gjoka Konstruksion”sh.a kërkon të punësojë Ekonomist/e:
Detyrat:
- Kontollon dhe përgatit raporte mujore mbi gjëndjen e inventarit të magazinave;
- Detyra të tjera të kërkuara nga eprorët.
Kualifikimet:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë;
- Të ketë eksperiencë pune (minimalisht 3 vjet si ekonomist/e);
- Të zotërojë njohuri të paketës Microsoft Office (në mënyrë të veçantë Excel-in) dhe programin Alpha;
- Të jetë serioz/e dhe i/e përgjegjshëm/e në punë;
- Të jetë i/e saktë në detyrat që i ngarkohen dhe i/e aftë për të punuar në grup;
- Preferohet të ketë njohuri mbi pjesët e këmbimit të makinerive.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online, duke plotësuar formularin këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është deri më datë 27/06/2019.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
.