NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Shoqëria Gjoka Konstruksion është kompani ndërtimi e fokusuar në infrastrukturë rrugore, ndërtim hidrocentralesh, ndërtim tunelesh, ndërtim urash, rezidenca banimi, prodhim asfalti, prodhim betoni dhe shërbime.
Filozofia e punës tonë bazohet në zbatimin e çdo projekti me cilësinë maksimale në dizajn dhe në ndërtim.
Pozicioni: Inxhinier Mekanik
Departamenti: Departamenti i ndërtimit
Shoqëria Gjoka Konstruksion kërkon të punësojë inxhinier mekanik.
Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar arsimin e Lartë në fakultetin e Inxhinierisë, dega Mekanike;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vite;
- Të kenë njohuri të mira kompiuterike, njohuri të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint), Auto Cad, CDS etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi te mira komunikuese dhe organizative për të punuar në grup dhe me volum pune.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online, duke plotësuar formularin këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është deri më datë 17/06/2019.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
.