NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Shoqëria Gjoka Konstruksion është kompani ndërtimi e fokusuar në infrastrukturë rrugore, ndërtim hidrocentralesh, ndërtim tunelesh, ndërtim urash, rezidenca banimi, prodhim asfalti, prodhim betoni dhe shërbime.
Filozofia e punës tonë bazohet në zbatimin e çdo projekti me cilësinë maksimale në dizajn dhe në ndërtim.

Pozicioni:                               Inxhinier Materialesh
Departamenti:                     Departamenti i ndërtimit

Shoqëria Gjoka Konstruksion kërkon të punësojë inxhinier materialesh.

Kualifikimet:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinierisë, në Inxhinieri Materiale;
  • Të ketë eksperiencë pune të pakten 3 vite;
  • Të kenë njohuri të mira kompiuterike, njohuri të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint), Auto Cad, CDS etj.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira, komunikuese, organizuese dhe pune në grup;
  • Të jetë i gatshëm të punojë me volum pune.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online, duke plotësuar formularin këtu.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është deri më datë 17/06/2019.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.