NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Shoqëria Gjoka Konstruksion është kompani ndërtimi e fokusuar në infrastrukturë rrugore, ndërtim hidrocentralesh, ndërtim tunelesh, ndërtim urash, rezidenca banimi, prodhim asfalti, prodhim betoni dhe shërbime.
Filozofia e punës tonë bazohet në zbatimin e çdo projekti me cilësinë maksimale në dizajn dhe në ndërtim.

Pozicioni:                              Manovrator
Departamenti:                    Departamenti i ndërtimit

Shoqëria Gjoka Konstruksion kërkon të punësojë manovrator.

Kualifikimet:
  • Kandidatët duhet të kenë eksperiencë pune të mëparshme;
  • Të disponojnë leje drejtimi me kategoritë përkatëse për mjete të rënda;
  • Të disponojë dëshmi aftësimi profesional (DAP – eskavatoristë, buldozeristë, etj);
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë në terren dhe me volum pune.

Të interesuarit të paraqiten për të aplikuar pranë kantierit të shoqërisë Gjoka Konstruksion, rruga “Argjinatura”, Kamëz.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është deri më datë 17/06/2019.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.