NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Shoqëria “Gjoka Konstruksion” është kompani ndërtimi e fokusuar në infrastrukturë rrugore, ndërtim hidrocentralesh, ndërtim tunelesh, ndërtim urash, rezidenca banimi, prodhim asfalti, prodhim betoni dhe shërbime.

Filozofia e punës tonë bazohet në zbatimin e çdo projekti me cilësinë maksimale në dizajn dhe në ndërtim.

Pozicioni:                               Arkitekt
Departamenti:                      Departamenti i ndërtimit
Vendi i punës:                       Tiranë si dhe kantier

Përmbledhje:

Pozicioni i punës kërkon që Arkitekti të angazhohet në projektim dhe zbatim për godina banimi, ndërtesa civile dhe industriale, infrastrukture rrugore, vepra të tilla si ujësjellës, HEC etj
Arkitekti do të përfshihet në të gjitha proceset e projektimit dhe zbatimit duke përshtatur projektet dhe planet me kufizimet, rrethanat, buxhetet dhe kërkesave specifike të shoqërisë.

Arkitekti do jetë pjesë integrale e një ekipi profesionistësh dhe të bashkëpunojë me inxhinierë, arkitektë, topografë dhe inxhinierë zbatimi.

Përgjegjësi specifike:
  • Të krijojë projekte ndërtimi nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD (Computer Aided Design) sipas nevojave të shoqërisë;
  • Të punoj ngushtësisht me pjesën tjetër të stafit inxhinierik të shoqërisë për përgatitjen e propozimeve, raporteve dhe preventiva për projekte të ndryshme;
  • Të përshtasë planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit;
  • Të ndjek procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit e formalitete të tjera të ngjashme (dhe i ndjek fizikisht);
  • Të vizitojë vazhdimisht kantierët e ndërtimit;
  • Të koordinojë projektin arkitektonik gjatë gjithë fazave të projektimit me disiplinat e tjera inxhinierike të projektit, si projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.
Kualifikimet e nevojshme:
  • Diplomë Universitare – Dega Arkitekturë;
  • Eksperience pune në profesion mbi 5 vite.
Aftësitë e nevojshme: 
  • Të jetë kreativ;
  • Të zotëroj aftësi të mira komunikimi;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
  • Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, projektimin arkitektonik dhe funksional;
  • Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe si: Microsoft Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max etj;
  • Të jetë i gatshëm për të punuar në zyrë dhe/apo kantierë;
  • Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;
  • Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve në një projekt;
  • Të ketë aftësi të mira organizative;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është deri më datë 31/05/2019.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online, duke plotësuar formularin këtu.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, ligjit nr. 9887, i datës 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.