Tiranë, 5 Shkurt (Reuters)
Qeveria Shqiptare përzgjodhi një kompani vendase të hënën për një projekt 240 milionë euro (298 milionë dollarë) për të ndërtuar një rrugë që lidh kryeqytetin me qarkun e Dibrës në kufirin Maqedonas.

Qeveria e kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bisedime për më shumë se tre vite me kompaninë kineze “China State Construction Engineering Corporation” sh.p.k rreth ndërtimint të rrugës, por kaloi në negociata me kompaninë shqiptare në prill të vitit të kaluar.

Marrëveshja me Gjoka Konstruksion është e para sipas projektit të qeverisë “1 Bilion $” që shtrihet deri në vitin 2021, në të cilin kompanitë firmosin për të ndërtuar rrugë duke përdorur fondet e tyre dhe të paguhen brenda 13 viteve.

Po e bën këtë për të shmangur rritjen e borxhit publik, një praktikë që ka tërhequr vëmendje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili konsulton rregullisht në Shqipëri.

“Më në fund qeveria ka filluar të besojë kompanitë shqiptare. Premtoj që nuk do të zhgënjej, do t’a ndërtojmë rrugën me cilësi dhe në kohë”, tha për gazetarët Z. Rrok Gjoka, President i Gjoka Konstruksion.

Rruga 69 km nga Tirana në Dibër, në kufi me Maqedoninë, (edhe pse kjo e fundit nuk ka treguar shumë entuziazëm për lidhjen e kësaj rruge me një të ngjashme në territorin e saj), kalon nëpër terren malor, duke e bërë atë një projekt inxhinierik të vështirë.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri u tha gazetarëve se kompania do të siguronte financimin dhe do të fillojë ndërtimin e rrugës këtë vit. Pritet të jetë gati në 46 muaj.

Klikoni këtu për link-un e artikullit në origjinal

https://www.reuters.com/article/albania-infrastructure-road/albania-picks-local-firm-to-build-240-mln-euro-road-idUSL8N1PV605