Politika e Privatësisë

I nderuar vizitor,
Dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se disa prej fushave të faqes së internetit të Gjoka Konstruksion sh.a, kërkojnë nga përdoruesi që të plotësoj formen e aplikimit online, duke vendosur ndër të tjera edhe disa nga të dhënat personale.
Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Gjoka Konstruksion sh.a në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Në këtë kuadër, Gjoka Kontruksion sh.a garanton për secilin përdorues që pasi informacioni i kërkuar të jetë dërguar në Web serverin tonë, ky i fundit zbaton një sistem të sigurisë së lartë për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.
Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë shoqërisë Gjoka Konstruksion vetëm për përdorim të brendshëm dhe vetëm për qellimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.